Selmanaj: I kemi numrat për ta bërë Qeverinë

Sipas anëtarit të Kryesisë së AAK-së, qeveria do të formohet javën e ardhshme

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Rasim Selmanaj tha se koalicioni PAN tashmë i ka numrat për formimin e Qeverisë.

Sipas tij Qeveria do të formohet javën e ardhshme, ndërsa nuk tregoi se cilët deputetë do ta mbështesin koalicionin PAN.

“I kemi numrat, ata janë deputetë të zgjedhur të Kuvendit te Kosovës”, tha Selmanaj pas mbledhjes së Kryesisë së AAK-së.

Selmanaj tha se Qeverinë do ta bëjnë edhe me Listën Serbe dhe minoritetet tjera. Ndërsa pohoi se nuk ka kushte nga Lista për formimin e Qeverisë.

Back to top button