Selmanaj: LDK-në e prekni vetëm në fushën për Akademinë e Arteve e Shkencave

Në seancën e sotme ku po diskutohet për formimin e komisionit hetimor parlamentar për krizën energjetike, po vazhdojnë përplasjet pozitë-opozitë në Kuvendin e Kosovës.
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj tha se si parti janë pro hetimit të çdo gjëje. Tutje ai shtoi se opozita mund ta prekë LDK-në vetëm nëse formon komision hetimor parlamentar për Akademinë e Shkencave dhe Arteve.
“Për secilën temë hapni e themeloni komision hetimor dhe i keni nënshkrimet tona. A e dini ku kapemi ne? Nëse themeloni komision hetimor për Akademinë e Arteve dhe Shkencave të Kosovës. E aty s’do të gjeni asgjë. Vetëm aty e prekni LDK-në, në asnjë fushë tjetër LDK-në nuk e prekni”, deklaroi ai./21Media

Back to top button