Selmanaj: Martin Berishaj na ka gënjyer, do dorëzoj kallëzim penal ndaj tij

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka gënjyer gjatë raportimit të tij në Kuvend dhe kësisoj, Selmanaj, në cilësinë e kryesuesit të Komisionit Hetimor Parlamentar, do të dorëzojë kallëzim penal ndaj Berishajt për deklarim të rrejshëm nën betim.
Selmanaj ka thënë se gjatë raportimit të tij para Komisionit Hetimor, Berishaj e ka pranuar se ka qenë i punësuar nga kompania GEN, e cila e ka bazën në Beograd. “Kam qenë këshilltar aty [te GEN-i], kam punu edhe si profesor”.
“Unë e pyeta [Berishajn], çka ka lidhje një doktor i shkencave politike me tregtimin e energjisë. Ai thotë: unë e kam konsultuar në cështjet strategjiko-politike të tregtimit të energjisë. Merreni me mend. Një person i vetëm, me shkencat politike, është këshilltari më i rëndësishëm i GEN-it të Beogradit dhe i merr paratë nga ta dhe nuk e dimë pse”, ka thënë Selmanaj.

Back to top button