Selmanaj: PDK po kërkon vëmendje

Selmanaj komenton sjelljet e Partisë Demokratike të Kosovës në lidhje me mocionin e mosbesimit

Analisti i RTV 21, Driton Selmanaj duke komentuar dilemat brenda partisë së Kadri Veselit, tha se PDK-ja tregon për një diciplinë të brendshme të striktë, andaj u shpreh skeptik për atë se a ka dilema brenda PDK-së apo jo për rrëzimin e Qeverisë, shkruan rtv21.tv

Sjellja e PDK-së tha se është tendencë për përkushtim të vëmendjes, kjo siç tha ai për të treguar se PDK-ja është ajo që i bënë rregullat politike. Selmanj tha se kjo është strategji e pozitës.

Ndryshe, tani më edhe ka filluar Seanca e Kuvendit ku në rend dite është mocioni i mosbesimit kundër Qeverisë./21Media

Back to top button