Selmanaj për deklaratat e SHBA-së ndaj Kosovës: Kësisoj i ka reaguar vetëm vetëm Putinit, Asadit, Iranit e Kinës

Pas vërejtjeve që SHBA dha ndaj Kosovës për veprimet në veri ka reaguar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj.

Ai tha se deklarata të tilla SHBA-ja ka dhënë kundër Putinit, Asadit, Iranit, Kinës dhe vendeve të tjera diktatoriale..”

“Deklarata të tilla nga SHBA-të, i kemi lexuar vetëm kundër Putinit, Asadit, Iranit, Kinës dhe vendeve tjera diktatoriale.Është momenti i fundit që Albin Kurti dhe oborrtarët e tij, ta kuptojnë se veprimet në veri të vendit pa kordinim me aleatët strategjikë dhe pa ndërveprim me institucionet ndërkombëtare të sigurisë, epilog nuk do të kenë interesat tona kombëtare.”, ka shkruar Selmanaj.

SHBA përmes ambasadorit Jeff Hovenier ka dënuar veprimet e autoriteteve kosovare duke bërë thirrje që këto masa të ndërpriten menjëherë.

Ndërsa edhe sekretari amerikan i shtetit, Anthony Bliken i ka dënuar aksionet e, siç tha, të qeverisë së Kosovës në veriun e vendit. Në një deklaratë të sekretarit amerikan thuhet:

“Shtetet e Bashkuara fuqishëm dënojnë aksionet e Qeverisë së Kosovës për të hyrë në ndërtesat komunale në veriun e Kosovës me forcë, aksione të ndërmarra në kundërshtim me këshillat e SHBA-së dhe të partnerëve evropianë të Kosovës. Këto aksione e kanë përshakëllzuar tensionet në mënyrë të ashpër dhe të panevojshme, duke minuar përpejkjet tona për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të kenë pasoja në marrëdhëniet tona dypalëshe me Kosovën. I bëjmë thirrje Kryeministrit Albin Kurti që të ndërrojë kursin dhe të gjitha palëve të përmbahen nga cfarëdo veprimi që do të nxisin tensione dhe promovojnë konflikt”.

Të premten gjatë tentimit të kryetarëve të rinj të të komunave në Leposaviq, Zubin-Potok dhe Zveçan u por u përballën me qytetarë serbë që bllokuan hyrjet e objekteve komunale.Policia ka ndërhyrë për t’i shpërndarë protestuesit, ndërkohë që nga incidentet mbetën të lënduar pesë policë, e po ashtu u dëmtuan katër automjete përfshirë edhe një e djegur./21Media

Back to top button