Kaloni te përmbajtja kryesore

Selvija konfirmon ndarjen nga Shpati: Jemi ndarë prej më shumë se gjashtë muajsh

Pas një periudhe të gjatë heshtjeje, Selvije Jao ka vendosur të reagojë publikisht lidhur me ndarjen nga këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka ndarë detaje rreth përfundimit të marrëdhënies së tyre dhe jetës pas ndarjes.

“Nuk kam folur kurrë publikisht për ndarjen me Shpatin, por e shoh që disa njerëz kanë kaluar kufijtë e tolerancës sime. Ne jemi ndarë prej më shumë se gjashtë muajsh dhe gjithçka që bëjmë sot, e bëjmë për mirëqenien e Roelit, një engjëll që nuk ka asnjë faj në këtë mes. Vendimi për të mos qenë më çift, sado i dhimbshëm, është ndoshta i duhuri për ne,” – shkruan ajo.

Ajo thekson se mes tyre nuk ka konflikte, përkundrazi, ruajnë një marrëdhënie miqësore dhe bashkëpunuese si prindër.

“Shpatin e respektoj dhe ai mbetet një nga njerëzit më të afërt në jetën time. Kemi ndarë një jetë bashkë dhe kemi një fëmijë. Jemi miq të mirë dhe kujdesemi që askush të mos lëndohet në këtë proces.”

Selvija ka reaguar gjithashtu ndaj mesazheve dhe komenteve fyese që ajo dhe Shpati kanë marrë në rrjete sociale, duke i cilësuar si të papranueshme dhe paralajmëruar ndjekje ligjore ndaj përhapësve të lajmeve të rreme.

“Më pengojnë ata që kanë kaluar çdo kufi me komente dhe mesazhe që më shfaqin si fajtore. Çdo insinuatë apo shpifje do të ndiqet ligjërisht,” – ka theksuar ajo.

Në fund të reagimit të saj, Selvija ka zgjedhur të mbyllë deklaratën me një mesazh pjekurie dhe pozitiviteti, duke përgëzuar ish-partnerin për projektin e tij të fundit muzikor:

“E dëgjova këngën e fundit të Shpatit dhe i uroj suksese me zemër. Arti është mënyra më e bukur për të shprehur ndjenjat, dhe shpresoj që muzika e tij të prekë zemrat e të tjerëve, ashtu siç ka prekur dikur timen.”

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button