Selvija me fjalë prekëse: Si t’ia shpjegoj Roelit kur duart e tua i duheshin më shumë se kurrë

Selvije Jao ka reaguar për vdekjen e Shpat Kasapit. Në një postim në Instagram ajo ka shkruar fjalë prekëse duke e përmendur se Shpati vdiq në duartë e saj.

”Sa jemi lodhur sa jemi stresuar dhe askush nuk e di”, ka shkruar Selvija ndër tjera.

Selvije tutje ka folur për vështirësinë për t’i shpjeguar djalit, Roelit, mungesën e babait: “E Roelin jetim o Shpat… Në kohën kur më së shumti kishte nevojë për ty. Në kohën kur duart e tua i duheshin më shumë se kurrë. Si t’ia shpjegoj Roelit, që babi nuk është më?”.

Postimi përmbyllet me një premtim të dhimbshëm dhe një lutje për bashkim të përjetshëm: “Më thoje gjithmonë se do të më doje deri sa vdekja të na ndante, por ti po u ndave nga unë në krahët e mi, pse ma këpute zemrën kështu, o jetë? Inshallah takohemi në Xhenet…” .

Back to top button