Sëmuret Vuçiqi, anulohen të gjitha aktivitetet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka anuluar takimet e sotme me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës në Beograd, kjo për shkak se Vuçiq nuk i ka punët mirë me shëndet.
Lajmin e ka bërë të ditur Suzana Vasiljeviç, këshilltare për media e Presidentit të Serbisë.
“Shëndeti i presidentit nuk ishte i mirë, kurse Ursula von der Leyen [Presidentja e Komisionit Evropian] arrin nesër mbrëma, kurse pasnesër bashkë me të jemi në Nish, ku do të shënojmë fillimin e punës në korridorin e ri hekurudhor. Pas kësaj ne shkojmë në Dubai dhe problemet e përditshme në Kosovë, kështu që ai duhej të pushonte pak. Kështu që ne vendosëm, respektivisht mjekët i sugjeruan që ai të pushojë për një kohë”, ka thënë Vasiljeviç.
E pyetur për gjendjen e tij, ajo u shpreh: Shpresoj që gjithçka do të jetë mirë, është vetëm çështje lodhjeje.
Sipas Vasiljeviç, takimet e planifikuara për të martën me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës janë shtyrë për të mërkurën. Fjalimi i shpallur i Vuçiqit në konferencën dy -ditore “Ballkani Perëndimor, një rajon, një treg – një hap drejt tregut të përbashkët të BE -së” në Novi Sad u anulua gjithashtu./21Media

Back to top button