Gjobiten 657 qytetarë për mos respektim të masave antiCOVID-19

Në 24 orët e fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 657 gjoba ndaj qytetarëve që nuk i respektuan masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Sa i përket shkeljeve të rregullave në trafik Policia dje ka shqiptuar gjithsej 1074 tiketa trafiku.
Në rrugët e Kosovës dje kanë ndodhur 32 aksidente me të lënduar dhe 31 të tjera vetëm me dëme materiale.
Ndërsa, për vepra të ndryshme penale policia vetëm dje ka arrestuar 13 persona./ 21Media

Back to top button