Senatorët amerikanë arrijnë në Kosovë, mirëpriten nga Hovenier

Sot në Kosovë kanë arritur senatorët amerikanë Shaheen, Murphy dhe Tillis, ata u mirëpritën nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier.
“Me kënaqësi mirëpres sot në Kosovë senatorët Shaheen, Murphy, dhe Tillis, avokatë për një kohë të gjatë për pavarësinë, sovranitetin dhe integrimin euroatlantik të Kosovës. Mezi presim angazhime thelbësore që shfaqin liderët kosovarë, të rinjtë dhe mikpritjen e Kosovës që strehojnë afganët.”, njoftoi ai përmes një postimi në Twitter.


Vizita e senatorëve vjen pas zhvillimeve të fundit në Evropë e Ballakn.
Përmes një posti në Twitter Chris Murphy ka thënë se kjo vizitë do të realizohet për të forcuar lidhjet e SHBA-së me Ballkanin.
“Ndërsa Rusia vazhdon të humbasë në Ukrainë, ata do të përpiqen të krijojnë probleme në rajonet e brishta të afërta. Unë jam në Serbi, Kosovë dhe Bosnje këtë javë me @SenatorShaheen dhe @SenThomTillis për të forcuar lidhjet e SHBA me Ballkanin përballë përpjekjeve të huaja për të minuar paqen.”, ka shkruar Murphy./21Media

Back to top button