Serbët bëjnë thirrje për tubim në Rudar

(Lajm i përditësuar)

Në Rudarë, afër Zveçanit, tek vendi i njohur si “kryqi”, janë mbledhur serbët lokalë. Aty janë parë edhe burra të maskuar.
REL-i mëson se mes atyre që janë thirrur të dalin në rrugë janë edhe punëtorët e institucioneve serbe të arsimit dhe shëndetësis.
Në Rudarë janë vendosur katër kamionë dhe tetë automjete të ambulancës.
Bllokimi i rrugëve vjen pas arrestimit të ish policit serb, Dejan Pantiq.
Arsyeja e arrestimit të tij ende nuk dihet.
Policia e Kosovës nuk i ka kthyer përgjigje REL-it për këtë çështje.

Bllokohet rruga në Rudarë, dëgjohen sirenat në veri
Sipas informatave të REL-it nga terreni, rrugët janë bllokuar në Rudarë, komuna e Zveçanit, si dhe në Leposaviq.
Po ashtu, në Mitrovicën e Veriut dhe në Rudarë janë dëgjuar sirenat.
Në Rudarë janë parë edhe automjetet e ndihmës së parë./rel

Back to top button