Serbët bojkotuan votimet, Kosova akuzon Serbinë për pengim të procesit

Pas dështimit të iniciativës për largimin e katër kryetarëve të komunave veriore, Qeveria e Kosovës ka akuzuar Serbinë për presion ndaj serbëve të Kosovës. Shefja e deputetëve të vetëvendosjes, Mimoza Kusari,  vlerëson se Qeveria e ka pasur obligim që qytetarëve në katër komunave veriore t’iu ofrojë mundësi që përmes votës t’i largojë kryetarët aktual. Por, sipas saj, dështimi i iniciativës për shkarkimin e tyre ishte rezultat i ndikimit të Serbisë në këtë proces. Sipas saj, kjo u bë për ta penguar integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

‘’Tashmë është e qartë se pengesa e integrimit të serbëve në institucionet e Kosovës është Serbia. Nuk ka asnjë mekanizëm tjetër. Nuk ka pasur diskriminim e as presion mbi serbët nga institucionet e Kosovës”, tha Kusari për rtv21.

Partitë opozitare kritikojnë Qeverinë se me veprimet e saj po i jep hapësirë Serbisë që të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Kosovës. Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, kërkoi nga Qeveria të mos bëjë veprime që e dëmtojnë Kosovën.

‘’Ne problemin e kemi në derë. Ne i dhamë një mundësi me veprimet e Qeverisë që presidenti serbë Vuçiq të bëjë veprime të tilla që e nxjerrin në një pozicion të favorshëm”, tha Tahiri.

‘’Serbia duhet një herë e përgjithmonë ta kuptojë se Kosova ka rregull të vet kushtetues dhe ligjor. Dje u pa që ndikimi Serbisë tek komunetit në atë pjesë është shumë i madh”, tha Tahiri.

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, i cili kohë me parë kishte paralajmëruar dështimin e iniciativës së Qeverisë për largimin e kryetarëve në katër komunat veriore, tha për rtv21 se zgjidhja më e mirë është dorëheqja e tyre.

‘’Dorëheqja është rruga më e shpejtë dhe është morale për një interes publik dhe në dobi për Kosovën”., tha Kryeziu.

Lista Serbe ka pranuar se ka ndikuar në bojkotimin masiv të referendumit të së dielës në veri. Kjo parti akuzoi kryeministrin Kurti se e ka krijuar procesin me qëllim që të dështojë. Gjatë të dielës, në katër komunat veriore u votua për shkarkimin ose jo të kryetarëve, ku morën pjesë vetëm 253 persona, nga mbi 46 mijë qytetarëe me të drejtë vote. Me këtë rezultat kryetarët aktualë mbesin dhe qytetarët nuk kanë të drejtë ta përsërisin procesin për të paktën 12 muaj./RTV21/21Media

 

Back to top button