Serbët e Leposaviqit protestojnë kundër shpronësimit

Banorët e fshatit Dren, afër Leposaviqit, kanë nisur një protestë për të kundërshtuar në çdo mënyrë, siç thonë ata, vendimin e paligjshëm të Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e disa tokave me interes publik në zonat kadastrale në Dren dhe Leshak.
Për portalin rtv21.tv këtë e ka konfirmuar Besim Hoti, Drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut.
Hoti ka bërë të ditur se nuk ka bllokim të rrugëve.
“Protestë po, mirepo nuk ka bllokim të rrugëve. Rrugët janë të kalueshme”, ka thënë Hoti./21Media

Back to top button