Serbët e veriut thërrasin protestë

Ai që po quhet “shtabi i krizës së popullit serb nga veriu i Kosovës”, i vendosur pas ngritjes së barrikadave nga grupet kriminale në pjesën veriore të vendit, ka bërë thirrje për protestë më 22 dhjetor për shkak të, siç thonë, “kërcënimeve të fundit të Albin Kurtit”, i cili, siç thonë ata, “bëri thirrje për zhdukjen e popullit serb dhe vrasjen e serbëve në barrikada”.
Ftesa, shtojnë ata, është edhe për shkak të mbështetjes direkte të Kurtit nga ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, “i cili guxoi të vendoste ultimatume dhe afate për heqjen e barrikadave dhe u mbajt në anën e terrorit dhe dhunës së Kurtit”, raporton transmetuesi publik i Serbisë.
Barrikadat e vendosura në veri të vendit tash e 12 ditë vazhdojnë të qëndrojnë duke vështirësuar jetën e qytetarëve në atë pjesë, ndërsa rrugët në drejtim të kufirit të Jarinjes dhe Bërnjakut janë të bllokuara.

Back to top button