Protesta në Mitrovicë kundër Listës Serbe dhe “tradhtisë së Vuçiqit”

(Lajm i përditësuar)
Rreth 200 qytetarë protestuan në veri të Mitorvicës para objekteve të Listës Serbe për, siç thanë ata, “tradhti” të Aleksandar Vuçiqit dhe “torturë, mburrje, pasurim të pakontrolluar, kërcënime, shantazhe” të Listës Serbe.
Mediat serbe raportojnë se në nisje të protestës qytetarët kanë brohoritur “tradhti”, “listë e zezë”.
Ivan Miletiq, një nga organizatorët e protestës, para të pranishmëve iu drejtua fillimisht, i cili tha se gjatë barrikadave të gjithë besonin se Vuçiq donte të qëndronte prapa serbëve dhe t’i mbështeste ata, por kjo nuk ndodhi.
Ata kërkuan nga bashkësia ndërkombëtare lirimin e serbëve të arrestuar dhe tërheqjen e njësive speciale nga veriu.
Nga ana tjetër, ata kërkuan nga Serbia që t’i ndërpresë negociatat dhe t’i ngrijë ato derisa të plotësohen këto dy kërkesa.
Ata kërkuan nga KFOR-i dhe EULEX-i që “të bëjnë punën për të cilën kanë ardhur”.
08:09 – Serbët në veri sot do të protestojnë kundër Vuçiqit dhe Listës Serbe
Mediat serbe kanë bërë të ditur se sot pritet të mbahet një protestë në veri të Mitrovicës, kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe partisë Lista Serbe.
Protesta do të fillojë nga ora 12:00, në sheshin kryesor të Mitrovicës së Veriut.
I njëjti organizim ishte paralajmëruar se do të mbahej të hënën. Por, organizatorët deklaruan se qytetarët ishin ata që kërkuan që protestën ta mbajnë të dielën, pasi të hënën janë në punë.

Back to top button