Gjendet pa shenja jete një burrë në shtëpinë e tij

Një 61- vjeçar është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e tij në Prishtinë.
Rasti është është raportuar në polici sot rreth orës 01:40 të mëngjesit.
“Menjëherë policia dhe ekipi mjekësor, kanë dalë në vendin e ngjarjes (në shtëpinë e viktimës) në rrugën “UÇK” në Prishtinë, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës”, ka thënë Ahmeti.
Me rekomandim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës (mashkull 61 vjeç) është dërguar për obduksion, ndërkohë që policia ka nisë një hetim për këtë rast./21Media

Back to top button