Shkrime nacionaliste në faturat e rrymës

Shkrime nacionaliste në faturat e rrymës

“Rroftë Serbia!” e shoqëruar nga një simbol të “Serbisë së Madhe” është mbishkrimi që është shkruar mbi faturat e rrymës “Romande Energie” në Zvicër dërguar klientëve shqiptarë, gjë kjo e cila është konsideruar provokuese e që ka shkaktuar reagime të shumë shqiparëve në Zvicër.

Mbishkrime pro serbe duke provokuar janë parë në disa letra dërguar në shtëpitë shqiptare. “Deri më tani janë identifikuar shtatë raste,” tha kompania e rrymës, e cila ka shpallur një ankesë. Kjo eshte konsideruar surprizë ksenofobe në faturat e klientëve shqiptarë.

Romande Energie ka nisur tashmë hetimet e para për të përcaktuar origjinën e këtij akti dashakeq dhe do të paraqesë një ankesë kundër personave përgjegjës për këtë vepër.