Zvicra i ndalon hyrjen nje nacionalisti shqiptar

Adili ishte shef i AKSH-së

Gafurr Adili ishte dëbuar nga Zvicra në 2003.

Ky ish-refugjat kishte ndërtuar një bazë logjistike në Zvicër kundër serbeve dhe sllavëve ne Ballkan. Nacionalisti shqiptar nga Maqedonia, Gafurr Adili, mbetet i ndaluar nga Zvicra (“Un nationaliste albanais reste interdit de séjour”), njoftojnë mediat zvicerane.

Zyra Federale e Policisë (Fedpol) ka refuzuar një kërkesë për të hequr një ndalesë hyrjeje që nga 2003. Një ankesë kundër këtij vendimi është e mundur.

Gafurr Adili ishte shefi i Armatës Kombëtare Shqiptare. Adili u arrestua në Shqipëri në korrik të po këtij viti dhe u la i lirë disa muaj më vonë.

Ushtria Kombëtare Shqiptare zhvillonte aktivitetet në Ballkan me synimin për të formuar një Shqipëri më të madhe. Ajo pretendoi përgjegjësinë për një seri sulmesh, të cilat kanë shkaktuar vdekjen e rreth 25 anëtarëve të forcave të sigurisë maqedonase dhe serbe që nga viti 2001.

Në fillim të vitit 2003, AKSh bëri thirrje për një luftë të armatosur kundër Maqedonisë dhe Serbisë dhe Malit të Zi. Administrata e Kombeve të Bashkaura në Kosovë e ka klasifikuar atë si “një organizatë terroriste”.

Back to top button