Serbët vendas që kanë studiuar në Mitrovicë të veriut tani mund të dorëzojnë diplomat e tyre për verifikim

Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se vendi ynë është duke i zbatuar marrëveshjet e arritura në Bruksel nga dialogu Kosovë-Serbi.

Vela përmes një postimi në “Twitter” ka shkruar se qytetarët serbë të Kosovës të cilët kanë studiuar në Universitetin e Mitrovicës së Veriut tash mund të dorëzojnë diplomat e tyre për verfikimin.

E sipas tij, Serbia nuk e bën të njëjtën gjë për të gjitha diplomat e lëshuara nga universitetet e Kosovës, në Serbi.

“Kosova po bën pjesën e saj në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit”, ka shkruar ai.

Back to top button