Historia e frikshme e shtëpisë që banorët i linte pa gjumë

Historia e njerëzimit njeh një varg dukurish që deri diku ende s’kanë marrë shpjegime të duhura. Një e tillë po konsiderohet se ka ndodhur në vitet 1950-1960, ku në një shtëpi në qytetin Merseyside në Angli, kanë ndodhur gjëra “të çuditshme” që banorët pos që janë shqetësuar, kanë shpjegime të ndryshme për ato që i kanë përjetuar.

Shtëpia gjendej në rrugën e quajtur “Back Bolton”, por shpejt lagjja mori nofkën “lagjja e turpit” nga gazetar vendase. Historiani Stephen Wainëright ka mbledhur rrëfime mbi shtëpinë.

Disa banorë i kanë thënë se objekti pranë rrugës kundërmonte erë të keqe pasi nuk posedonte tualet dhe në brendi të saj ishte improvizuar një vrimë që përdorej për nevoja fiziologjike.

Në studimin e tij, sipas mediave britanike, thuhej se në shtëpi nuk jetonte askush, por dikush paguante qiranë dhe çdo natë dëgjoheshin të qeshura e zëra njerëzish. Pos që nuk mund të flinin, banorët ankoheshin edhe për grumbullin e madh të njerëzve që aty çdo natë pinin alkool dhe merrnin lëndë narkotike.

Dyshimet mbi shtëpinë ishin ngritur edhe nga gazeta vendase “St.Helens”, kur kishte publikuar artikullin “Shtëpia e Turpit, çiftet po përdorin dhomat gjatë natës”.

“Vendasit e rrugës kanë filluar fushatë për ta ‘çliruar’ lagjen nga shtëpia e turpit, që është njollosur për dy vjet. Veprimi i parë është t’i shkruajnë kryeministrit, z.Harold Wilson. Shtëpia u zbraz në 1963-n dhe ajo s’ishte shtëpi e pronarit, por e banuesve jozyrtarë”, thuhej atëbotë në raportimin e gazetës.

Back to top button