Serbi ankohet në Polici se kinse u pengua të fotografohet tek Ibër Lepenci
Dy persona, njëri shtetas nga Serbia dhe tjetri shtetas i huaj, janë ankuar në Polici, se kinse dikush i ka penguar për të bërë fotografi tek kanali i Ibër Lepencit.
Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 15:11, në Zubin Potok.
Lidhur me rastin, prokurori ka urdhëruar të hapet rasti si “Fotografim i paautorizuar”. Nga të dyshuarit është konfiskuar një laptop, dhe aparati në të cilat kishin fotografi të cilat dyshohet se janë të paautorizuara.
Të dyshuarit janë liruar, për t’u paraqitur në ditën vijuese në prokurori. Rasti është duke u hetuar./21Media