Serbi sulmon fizikisht policin në Lipjan

Polici ka pranuar tretman mjekësor

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 03:10 në rrugën “Xhevdet Breznica” në Lipjan.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb pasi që i njëjti në gjendje të dehur, dhe duke i refuzuar t’iu bindet urdhrave të zyrtarëve policor për t’u identifikuar e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, ka konfirmuar policia.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button