Lirohen kosovarët e ndaluar nga autoritetet serbe në kufirin Serbi- Kroaci

 

Autobusët më kosovarë të cilët janë bllokuar që nga mbrëmë nga autoritet në kufirin Kroaci- Serbi iu është lejuar qarkullimi.

Kështu konfirmoi për portalin rtv21.tv njëri nga shoferët e autobusëve , Vllaznim Shala.

Autoritetet serbe për orë të tëra nuk i kanë lejuar këta autobusë hyjnë tranist nëpër Serbi për të kaluar kështu në Kosovë.

Njëjtë kanë vepruar edhe me autobusët që shkonin nga Kosova për të kaluar në vendet tjera evropiane si Sllovenia.

Drejtori i një prej kompanive të autobusëve Valdet Hoxha, i cili është duke pritur në kufi me autobusë me udhëtarë për të shkuar në Slloveni konfirmoi për portalin rtv21.tv se po presin për të marrë dokumentet dhe për të vazhduar udhëtimin.


Serbia bllokon autobusët me udhëtarë të Kosovës

Dhjetëra autobusë të Kosovës me qindra udhëtarë të cilët po udhëtojnë drejt shteteve të Evropës janë ndaluar në pikëkalimin kufitar “Batrovc”, Serbi-Kroaci, për më shumë se 10 orë.

Policia serbe nuk po i lejon të kalojnë nëpër Serbi për të hyrë në Kosovë.

Valdet Hoxha, drejtori një prej kompanive të autobusëve, që janë ndaluar atje tha për portalin rtv21.tv, se janë duke pritur që nga mbrëmë. Ai shtoi se policia i kanë thënë se nuk mund t’i lirojnë pa marrë urdhër nga lart.

Pasagjerët merren në pyetje nga policia serbe

Hoxha po ashtu tregoi se nga çdo autobus, po merren nga dy pasagjerë po merren në pyetje nga policia.

Njëri nga pasagjerët për portalin rtv21.tv tregoi se policia e ka pyetur adresën e Kosovës, adresën se ku po shkon në Slloveni për të punuar, po ashtu ai pohoi se e kanë pyetur edhe për emrat e rrugëve në Kosovë.

Sot, Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli ka njoftuar se në pikëkalimin ‘Batrovci’, Serbi – Kroaci, nga mesnata po i mbajnë të bllokuar së paku katër autobus me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës.

Sipas Haxhollit një gjë e tillë po bëhet në shenjë hakmarrje dhe nervozizëm absurd ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar./21Media

Back to top button