Serbia akuzon SHBA-në e BE-në për përgjegjësi direkte për arrestimin e një serbi në Veri

E ashtuquajtura zyra për Kosovë e Qeverisë së Serbisë ka akuzuar sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian se janë “drejtpërdrejt përgjegjëse” për arrestimin e Sreçko Sofronijeviq nga Zveçani., raporton Danas , përcjell portali rtv21.tv

Përmes një deklarate kjo zyre ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me forcat e tij speciale ka qenë “ekzekutuesi i thjeshtë” i arrestimit të Sofronijeviqit.

“Prishtina akuzon Srećko Sofronijeviqin se gjoja ka shkelur të ashtuquajturin rend kushtetues, të ashtuquajturën Kosovë, vetëm sepse ai po mbronte shtëpinë e tij kur Rosa (njësitë speciale të policisë së Kosovës) bastisi Zveçanin më 13 tetor 2021 dhe hodhi gaz lotsjellës në. serbët dhe më pas ka qëlluar Sreçkon, i cili ishte në rrezik për jetën”, thuhet në reagimin e kësaj zyre.

Policia e Kosovës këtë të shtunë ka arrestuar serbin, Sreçko Sofronijeviq. Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani.

Arrestimi i tij është bërë në Bërnjak, dhe të njëjtit i është caktuar masë ndalimi prej 48 orësh. Sofronijeviq ishte në kërkim nga autoritetet e Kosovës, si pjesëmarrës në përplasjet e serbëve kundër aksionit të Policisë së Kosovës në parandalimin e mallrave kontrabandë./21Media

Back to top button