Serbia mund të bëjnë filma, por e vërteta është ndryshe

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reguar ndaj deklaratave te “ish-zëdhënësit të gruas së kriminelit Millosheviq”, Aleksandar Vulin.
Sipas një komunikate për media nga zyra e Presidencës, thuhet se Vulin po përpiqet t’i ndryshojë faktet historike.
“E pamundshme dhe e paarritshme. Në Reçak ka ndodhur krim kundër njerëzimit. Ky fakt është i njohur dhe i dokumentuar botërisht. Tendencat e Vullinit shpërfaqin ambicien e Serbisë për ndryshimin e historisë, kjo përpjekje e kamotshme e këtij shteti në relacion me Kosovën”, thuhet në reagim.
Sipas Presidencës përpjekjet e tilla janë vazhdimësi e mendësisë së regjimit të Millosheviqit, nga e cila nuk po arrin të shkëputet Vulini si një besnik i tij. “Mohimi i fakteve të luftës nëpërmjet rehabilitimit të kriminelëve të luftës është krim i përsëritur”, theksohet ne komunikatë.
Tutje në reagim thuhet se serbët “mund të bëjnë filma, por në Reçak e anekënd Kosovës ka ndodhur një realitet që ka shpërfaqur qëllimin e shtetit serb për shfarosjen e popullit shqiptar në Kosovë. Pikërisht shkaku i Reçakut dhe masakrave të tjera, NATO ndërhyri ushtarakisht ndaj Serbisë dhe caqeve ushtarake të saj në Kosovë për ta ndalur mizorinë e një regjimi gjenocidal”
Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandar Vulin, të premten ka deklaruar se “masakra e supozuar” ndaj civilëve shqiptarë në fshatin Reçak në Kosovë, më 1999, ka qenë “një gënjeshtër e madhe dhe një falsifikim i tmerrshëm”.
Vulin, pas një vizite në një lokacion afër Nishit, ku po bëhen xhirime të një seriali për ngjarjet në fshatin Reçak, ka thënë se “pretendimi për masakrën është një fyerje e madhe për mbarë njerëzimin”.
Masakra e Reçakut, në të cilën forcat serbe kanë vrarë 45 civilë shqiptarë në janar të vitit 1999, ka qenë një nga momentet vendimtare për nisjen e bombardimeve të NATO-s kundër caqeve të ushtrisë serbe, më 24 mars, 1999./21Media

Back to top button