Serbia ngre Ushtrinë e Policinë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka urdhëruar Ushtrinë e Serbisë dhe Policinë që të jenë në shkallën më të lartë të gatishmërisë luftarake.
“Presidenti i Serbisë, si Komandant i Përgjithshëm, ka urdhëruar sonte që Forcat e Armatosura të Serbisë të jenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake, gjegjësisht gatishmërisë në nivelin e përdorimit të forcës së armatosur, gjegjësisht potencialit të armatosur të Forcave të Armatosura të Serbisë”, tha ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq sonte për televizionin shtetëror serb “RTS”.
Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Bratislav Gashiq, tha se “me urdhër të presidentit” ka urdhëruar gatishmërinë e plotë luftarake të të gjitha njësive të MPB-së.
“Sipas urdhrit të Presidentit të Republikës dhe Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe Forcave të Armatosura të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kam urdhëruar gatishmërinë e plotë luftarake të të gjitha njësive të MPB-së, Xhandarmërisë, SAJ-së dhe Policisë”, tha Gashiq./21Media

Back to top button