”Serbia po përgatitet për sulm” Konjufca: S’ishte qëllimi ta frikësojmë popullin

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca më 1 korrik ka thënë se kanë informacione për disa përgatitje që po bëjnë disa qytetarë në Serbi, ”për ndonjë sulm të mundshëm”.

Kurse, sot Konjufca, tha se kjo deklaratë nuk ka pasur për qëllim frikësimin e popullit, por sipas tij, të njoftohen ndërkombëtarët në mënyrë që të ndëshkohet Serbia.

Sipas tij, Kosova kurrë nuk ka qenë me e sigurt.

“Askush nuk i thotë këto deklarata për me i friksu a po për me shkaktua ndonjë panik. Populli i Kosovës është shumë i qetë, populli i Kosovës beson në shtet, populli i Kosovës dhe shoqëria jonë besojnë në institucionet tona efektive për me ju kundërvu çfarë do tendence të Serbisë për me destabilizu Kosovën, kështu ka qenë dhe kështu do të jetë gjithmonë”, ka thënë Konjufca.

Back to top button