Serbia po vazhdon t’iu bëjë thirrje serbëve të Kosovës të vaksinohen

 

“Të interesuarit për vaksinën “Pfizer” mund të kontaktojnë Qendrën Shëndetësore në Graçanicë”, kështu vazhdohet tu bëhet thirrje qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë që të vaksinohen kundër Covid-19.

Shtëpia e Shëndetit në Graçanicë edhe sot u bëri thirrje qytetarëve të interesuar që të marrin vaksinën “Pfizer-Biontech” të regjistrohen në këtë institucion shëndetësor deri të premten, 12 mars.

“Ata që janë të interesuar për vaksinim mund të sigurojnë të dhënat e tyre personale për patronazhin ose shërbimet në terren dhe pas kësaj do të vijojë një thirrje për vaksinim. Vaksinimi do të bëhet javën tjetër, në qendrën e vaksinimit në qytetin Kurshumlia”, thuhet në thirrje e tyre shkruan Radio KIM.

Sistemi shëndetësor në komunat me shumicë serbe në Kosovë funksionon brenda sistemit serb. Vaksina Pfizer/BioNTech ka arritur në Serbi më 22 dhjetor të vitit 2020./21Media

 

Back to top button