Serbia sërish tenton të ndërhyjë në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Serbia po tenton të ndërhyjë edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë. Millosh Vuçeviq, kryetar i Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe këshilltar i Presidentit të Serbisë për çështjet rajonale e pozicionoi Listën Serbe si përfaqësuesen e vetme legjitime të serbëve në Kosovë dhe u bëri thirrje qytetarëve serbë të votojnë, transmeton KosovaPress.
Komisariati për Refugjatë dhe Migracionet i Serbisë i ka ftuar personat e zhvendosur nga Kosova në Serbi që të votojnë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, madje swrish i janw referuar vendit “Kosova e Metohija”.
Në njoftimin e këtij Komisariati theksohet se “populli serb nga Kosova ka sërish mundësinë që të zgjedh të ardhmen e vet”.
“Me thirrjen e bashkëkombësve tanë nga AP Kosova, Republika e Serbisë fton personat e zhvendosur brenda vendit nga kjo krahinë jugore, të strehuar përkohësisht në Serbinë qendrore, që të votojnë në zgjedhjet në AP Kosovë dhe Metohi, të caktuara për 28 dhjetor 2025. Çdo votë është e rëndësishme për qëndrimin dhe mbijetesën e popullit tonë në Kosovë”, thuhet në thirrjen e tyre.
Komisariati për Refugjatë dhe Migeacionit i Serbisë u rikujton të interesuarve se të drejtën e tyre mund ta shfrytëzojnë nëse posedojnë letërnjoftim të vlefshëm të lëshuar nga institucionet në Prishtinë.
Se Serbia ka kaluar nga ndikimi i tërthortë në një ndërhyrje të hapur politike në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit në Kosovë vlerësoi Gurakuç Kuçi nga Instituti “Octopus”.
“Serbia publikisht ka nisur një fushatë të drejtpërdrejtë ndikimi në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë. Ky operacion hibrid politik i centralizuar u artikulua në publik nga Millosh Vuçeviq, kryetar i SNS-së dhe këshilltar i Presidentit të Serbisë për çështjet rajonale, i cili e pozicionoi Listën Serbe si përfaqësuesen e vetme legjitime të serbëve në Kosovë dhe u bëri thirrje qytetarëve serbë të votojnë”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.
Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti e akuzuan Serbinë se po ndërhyn drejtpërdrejt në zgjedhjet lokale.