Sërbov: Ballkani i hapur quhet “Evropa e dytë”

Analistët e Maqedonisë së Veriut Nikola Srbov dhe Ivo Rangjeloviq ishin sonte të ftuar sonte në studion e TV21 ku po debatojnë për temën aktuale “Ballkani i Hapur” dhe samiti që po zhvillohet në Ohër.
Sërbov tha se askush nuk do ta kundërshtonte një ide të tillë, por se ky është një lloj shpërblimi ngushëllues për pamundësinë e vendeve për t’u anëtarësuar në BE.
“Një Ballkan i hapur quhet ‘Evropa e dytë’ ose mini Shengen. Fatkeqësisht, ne kemi luftuar prej kohësh, prej 10 vitesh, për të hyrë në “Evropën e parë” atë të vërtetën. Nuk mendoj se dikush do të kundërshtonte një ide si kjo, në mënyrë që vendet të mund të bashkëpunojnë më lehtë në çfarëdo mënyre,” tha Sërbov./21Media

Back to top button