Seria “And Just Like That” në HBO Max nga dhjetori 2021

 
“And Just Like That”, titullohen seritë e reja të kapitullit të ri të serive hit në botë “Sex and the City”. Ato do të lansohen në dhjetor të këtij viti në HBO Max.
Producent ekzekutiv i tyre është Michael Patrick King.
Në këto seri me role sërish paraqiten: Carrie, rolin e së cilës e luan Sarah Jessica Parker, Miranda, rolin e të cilës e luan Cynthia Nixon dhe Charlotte, rolin e së cilës e luan Kristin Davis.
Ato paraqiten me role në një rrugëtim që shkon duke iu komplikuar, nga shoqëria e tyre kur janë nga 30 vjeçe, e deri te jeta e komplikuar në të 50-tat.
Aktorja tjetër, Kim Cattrall e cila është paraqitur në seritë “Sex and the City”, nuk do të paraqitet në seritë e reja “And just like That”.
Seritë “And Just Like That” janë duke u xhiruar në New York. Në to përfshihen aktorë që janë paraqitur edhe në seritë e mëparëshme, si Sara Ramírez, Sarita Choudhury, Nicole Ari Parker, Karen Pittman, Chris Noth, Mario Cantone, David Eigenberg, Willie Garson e Evan Handler.
Në radhë të producentëve ekzekutiv të serive janë edhe: Sarah Jessica Parker, Kristin Davis, Cynthia Nixon, Julie Rottenberg, Elisa Zuritsky dhe John Melfi.
Serinë e HBO “Sex and the City” e krijoi Darren Star, bazuar në librin “Sex and the City” të Candace Bushnell. Këto seri u shfaqën premierë në vitin 1998, ndërkaq u transmetuan për gjashtë sezone, deri në vitin 2004.
Në vitet 2008 dhe 2010 u realizuan dy filma “Sex and the City”.
Seria “Sex and the City” u shpërblye me disa çmime, përfshirë këtu: shtatë çmime Primetime Emmmy, tri çmime Screen Actors Guild Awards dhe dy çmime Directors Guild of America./21Media

https://www.youtube.com/watch?v=By741mCDGBQ

Back to top button