Youtube fshin dy kanalet zyrtare të R.Kelly pasi u shpall fajtor për abuzim seksual

Youtube ka fshirë dy kanalet zyrtare të këngëtarit amerikan, R.Kelly pasi i njëjti u shpall fajtor për akuzat me të cilat ngarkohej, “abuzim seksual me të mitura” dhe “trafikim me qenie njerëzore”.
Këngëtari përdori famën e tij për të abuzuar seksualisht me gra dhe të mitura për më shumë se 20 vjet, u bë e ditur nga gjykata.
Youtube fshiu “RKellyTV” dhe “RKellyVevo”.
Ai nuk do të ketë mundësi të hap një kanal të ri në Youtube, por këngët e tij do të vazhdojnë të jenë në këtë platformë.
Pasi i njëjti u shpall fajtor për këto vepra, ekziston rreziku se ai mund ta kalojë tërë jetën në burg.
Kampanja “MuteRKelly”, u nis me qëllim që muzika e tij të mos lejohej të dëgjohej më tutje./21Media

Back to top button