Seriali “A Knight of the Seven Kingdoms: The Hedge Knight” së shpejti në HBO

HBO ka bërë të ditur se do të ketë edhe një serial “Game of Thrones” me skena që ndodhin para atyre në këtë serial.

Ai u pagëzua “Knight of the Seven Kingdoms: The Hedge Knight”.

Ky vendim u mor pas suksesit që arriti “House of the Dragon”.

Seriali bazohet në librat e autorit George R.R. Martin“Egg”.

Siç është bërë e ditur, seriali do të lansohet në shërbimi e quajtur Max, kombinim ky i dhe  Discovery+.

Sipas sinopsisit, ngjarjet në “Knight of the Seven Kingdoms: The Hedge Knight” ndodhin një shekull para atyre në “Game of Thrones”. Ato ndodhin në një epokë ku Targaryen ende mban fronin e hekurt, e ku kujtimi për dragoin e fundit ende nuk është shuar.

George Martin është skenarist dhe producnt ekzekutiv i serialit.

Ai ka publikuar tri romane për serialet, për “The Hedge Knight” në vitin 1998, “The Sworn Sword” në vitin 2003 dhe “The Mystery Knight” në vitin 2010.

Sezoni i parë i serialit “House of the Dragon” u lansua në gusht të vitit 2022.

Ndërkaq për serialin e ri “Knight of the Seven Kingdoms: The Hedge Knight” nuk ka të dhëna se kur do të lansohet./21Media

Back to top button