Seriali aksion-triller “The Night Agent” së shpejti në Netflix

“The Night Agent” titullohet seriali i ri aksion, i cili do të lansohet këtë muaj në Netflix.
Ky serial bazohet në romanin me po këtë titull të autorit Matthew Quirk. Atë e krijoi prodhuesi i filmave i nominuar për Oskar, Shawn Ryan.
Në fakt, Ryan është krijuesi i dhjetë episodeve.
Ai ka njoftuar se falë lansimit të trailerit të serialit “The Night Agent”, do të lansohet edhe vetë seriali.
Sa i përket ngjarjes në serial, ajo përqendrohet rreth personazhit Piter, i cili është agjent i FBI.
Ai futet në një konspiracion, ku përfshihet një spiun rus në nivelin më të lartë të qeverisë.
Për ta shpëtuar popullin, Piter duhet të marrë punën në duart e tij, dhe të bëjë gjënë e duhur, pa marrë parasysh me çfarë çmimi.
Rolin e Piter e luan aktori Gabriel Basso.
Në serial luan edhe aktorja Luciane Buchanan, në rolin e Rose Larkin. Piter duhet ta mbrojë atë nga dy persona të saj, halla dhe daja, të cilët e fusin në komplot.
Seriali “The Night Agent” do të shfaqet premierë në Netflix me 23 mars 2023./21Media

Back to top button