Seriali “Yellowstone” sezoni i pestë, premierë në Texas

Aktorët e serialit hit “Yellowstone”, u mblodhën në Fort Worth, Teksas, ku u shfaq premiera e sezonit të pestë të tij.
Në mesin e tyre në premierë ishin: Kelsea Asbille, Gil Birmingham, Piper Perabo, Moses Brings Plenty dhe Dave Annable.
Serialin “Yellowstone” e krijuan skenaristi i nominuar për Oskar Taylor Sheridan dhe John Linson. Ai paraqet familjen Danon në krye me personazhin John Dutton, rolin e të cilit e luan aktori i mirënjohur Kevin Costner.
Costner ka fermën më të madhe të gjedheve në SHBA. Familja Dutton është shpesh në mosmarrëveshje me persona të cilët rrethojnë tokën e tyre, përfshirë këtu një qytet, një rezervat Indian, dhe parkun e parë nacional amerikan.
Costner veç paraqitjes me rol në këtë serial, po ashtu është producent ekzekuiv i tij.
Në serialin “Yellowstone” me role paraqiten edhe: Luke Grimes, Wes Bentley, Kelly Reilly e Cole Hauser.
Seriali “Yellowstone” sezoni i parë u shfaq premierë me 20 qershor 2018 në Paramount Network. Edhe sezoni i pestë filloi të transmetohet./21Media