Krasniqi përfundoi vizitën në Bruksel, niset drejt SHBA-ve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij dyditore në Bruksel.
Krasniqi ka njoftuar se është nisur drejt SHBA-ve, teksa ka thënë se do të zhvillojë takime të rëndësishme në shërbim të Kosovës.
“Pas dy ditëve me takime të shumta dhe produktive, përfundova vizitën zyrtare në kryeqytetin e Evropës – në Bruksel. Tani jam rrugës për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të tjera takime të rëndësishme, në shërbim të Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./21Media

Back to top button