Serie A, sot zhvillohen tre ndeshje interesante

 
Liga italiane e njohur ndryshe si Serie A do të vazhdojë sot me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së pestë të sezonit të ri 2021/22.
Kryendeshja do të jetë ajo mes Sampdorias dhe Napolit, ku mysafirët do të kenë rastin që të ngjiten në pozitën e parë nëse regjistrojnë sot fitore.
Po ashtu, ndeshje interesante do të jetë edhe ajo mes Romës dhe skuadrës së Udineses.
Pas pesë xhirove të zhvilluara, tabelën e kryeson kampioni aktual Interi me gjithsej 13 pikë, aq sa ka Milani në vend të dytë.
Në anën tjetër, në fund të tabelës gjendet skuadra e sapo inkuadruar në Serie A Salernitana, ku pas pesë ndeshjeve ka arkëtuar vetëm një pikë.
Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Serie A e gjeni më poshtë.
18:30 Sampdoria – Napoli (Stadiumi Luigi Ferraris)
18:30 Torino – Lazio (Stadiumi Olimpico di Torino)
20:45 AS Roma – Udinese (Stadiumi Olimpico).

Back to top button