Sërish kërcënim për sulm me bombë në Rektoratin e “Hasan Prishtinës”

Policia e Kosovës sot rreth orës 12:00 ka pranuar informacion për dyshimet rreth një shpërthimi të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë.
Siç konfirmon për portalin rtv21.tv zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë Ahmeti.
Kjo nuk është hera e parë kur është në Rektorat kanë ardhur kërcënime për sulm me bomë, edhe në javën e kaluar u njoftua për një të tillë, por që policia pas daljes në terren nuk gjeti asgjë të dyshimtë./21Media

Back to top button