Kate Moss dëshmitare në gjyqin e Johnny Depp dhe Amber Heard

Kate Moss e cila ka qenë në një lidhje dashurie me aktorin Johnny Depp në vitet e 90-ta, pritet të thirret nga ekipi ligjor për të dëshmuar në gjyqin që po vazhdon mes Depp dhe Amber Heard.
Një burim pranë dyshes ka konfirmuar se Moss dhe Depp mbetën të afërt që nga atëherë.
Ndërkohë që, Depp ka dëshmuar më parë se nuk ka goditur asnjëherë në jetën e tij një grua.
Në anën tjetër, fansat e Depp kanë kërcënuar Heardin kinse për shpifje ndaj aktorit.
Midis ‘luftës’ së vazhdueshme të Heard dhe Depp, në gjykatë ka dëshmuar edhe motra e Amber, Whitney Heard Henriquez.
Ajo ka thënë se Depp e kapte për flokë motrën e saj dhe e godiste në fytyrë në mënyrë të përsëritur në kohën kur ata ishin të martuar.
Whitney ka thënë se ajo jetoi me Heard dhe Depp gjatë rrjedhës së marrëdhënies së tyre dhe se ajo e shihte aktorin si një vëlla.
Henriquez dëshmoi për një grindje në të cilën ajo pa Depp duke hedhur një kanaçe Red Bull në infermieren e tij, Debbie Lloyd, të cilën Lloyd e mohoi në dëshminë e saj./21Media

Back to top button