Sërish mblidhet Kryesia e Kuvendit
Sipas Veselit duhet të mbahet edhe një mbledhje tjetër e Kryesisë
Ende pa filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, e cila ishte caktuar për orën 16:00 nga Kryesia e Kuvendit, kryetari Kadri Veseli tha se duhet të mbahet edhe një mbledhje tjetër e Kryesisë.
Sipas tij, në mbledhjen e mbajtur para një ore ka kërkuar sqarim për këtë seancë të thirrur, por që nuk e ka pasur një sqarim ashtu siç duhet.
“Vetëm Lëvizja Vetëvendosje nuk ka qenë fare në Kryesi, kisha kërkuar nga kryesia dhe grupet parlamentare, që të mbahet edhe një mbledhje. Ju kisha lut deputetët të qëndrojnë. Në mënyrën më legjitime ka mundur edhe të dështoj në këtë rast”, ka thënë Veseli pa filluar seanca.
Sot me fillim nga ora 17:00 Kuvendi i Kosovës pritej të vazhdonte pikat e papërfunduara nga seancat plenare, mbajtur më 13 shtator, 18, 31 tetor, 2, 7 dhe 23 nëntor 2018, por ende nuk ka filluar seanca.