Stop dhunës ndaj grave, New Born bëhet portokalli

“Ngjyra portokalli simbolizon një të ardhme më të ndritur pa dhunë për gratë dhe vajzat”

UN Women në Kosovë, në rastin e ditëve globale kundër dhunës në baza gjinore ka mbajtur një aktivitet simbolik në qendër të Prishtinës, duke bërë ndriçimin me ngjyrë të portokalli obeliskun, “New Born”.

Krejt kjo bëhet në mënyrë që të rritet ndërgjegjësimi mbi dhunën ndaj grave dhe vajzave.

Menaxherja e këtij projekti, Rozafa Kelmendi ka thënë se arsye e përzgjedhjes së këtij lokacioni është se në të gjitha shtetet përzgjidhet një vend me simbolik që përçon një mesazh.

“Ngjyra portokalli simbolizon një të ardhme më të ndritur pa dhunë për gratë dhe vajzat”, ka thënë ajo.

Back to top button