Sërish përplasje në KQZ!

Kësaj here për afatin e fundit të votave të mërgimtarëve

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve sërish përplasje mes kryetares së KQZ-së, Valdete Daka dhe përfaqësuesit të Vetëvendosjes në këtë komision Sami Kurteshi. Kwsaj here për afatin e fundit të votave të mërgimtarëve.

Me këtë rast, Kurteshi kërkoi që vota e mërgatës të pranohen deri më 13 shkurt.
Reagoi kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, duke rikujtuar se data e fundit për pranimin e votave të mërgatës është 12 shkurti.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit të Vetëvendosjes Kurteshi e cilësoi këtë si goditje nën brez.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Dakës. Tha se ajo po merr goditje nën brez tash tri javë dhe se është bërë personaliteti më i urryer i këtij shteti./21Media

Back to top button