Sërish protestë para ambasadës së Serbisë në Tiranë

Vazhdojnë protestat në mbështetje të Kosovës pas tensioneve të krijuara në veri.
Dhjetëra qytetarë dhe aktivistë janë grumbulluar sërish këtë të enjte përpara ambasadës serbe në Tiranë. Ata kanë kërkuar t’i jepen fund trazirave dhe të hiqen barrikadat.
Me pankarta në duar protestuesit thanë se Serbia po nxit luftë.
Aktivistët u shprehën të vendosur për vazhdimin e tubimeve edhe gjatë ditëve në vijim.
Shoqëria civile në Shqipëri edhe më 27 dhjetor kanë dalë në protestë para Ambasadës së Serbisë në Tiranë.

Back to top button