Sërish tërmet në Greqi

 

 

Një tërmet i ri me fuqi 5.2 të shkallës Rihter goditi Greqinë sot, dhe sipas mediave lokale, tërmeti ndodhi në Elasona.

Tërmeti, siç u tha nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar në Athinë, ndodhi në Elasona dhe epiqendra u vendos në një thellësi prej 22 kilometrash.

Tërmeti i mbrëmjes së sotme, i cili u regjistrua pas orës 18.30 me kohën lokale, ndodhi në të njëjtën zonë me tërmetin e fortë këtë mëngjes.

Kujtojmë, një tërmet i fortë goditi vendin më herët sot rreth orës 11.15 dhe epiqendra e tërmetit ishte 121 kilometra në jugperëndim të Selanikut.

Back to top button