Sërish tërmet në Shqipëri

(Lajm i përditësuar)

Tërmeti i mbrëmjes së djeshme i shkallës 4.7 i shkallës Rihter është shoqëruar me pasgoditje të tjera.
Dy lëkundje me magnitutë njëra prej të cilave 3.4 ballë e shkallës Rihter me epiqendër 9 km nga Burreli janë regjistruar ditën e sotme në orën 10:07.
Një goditje tjetër ka qenë në orën 10:40, 3.5 ballë e shkallës Rihter.
Në një lidhje direkte për Ora News sizmiologu Edmond Dushi deklaroi se një gjë e tillë është normale pasi kemi të bëjmë me pasgoditje.
“Këto janë pasgoditje. Qytetarët të mos panikosen. Lëkundjet e ditëve të fundit do të vazhdojnë. Akltiviteti sizmik me qendër në jugperëndim të Klosit që nga data 12 janar 2023,” tha ai.
09:39 – Tërmetet në Shqipëri, 12 shtëpi të dëmtuara në Klos
Tërmeti me magnitudë 4.7 të shkallës rihter e ka goditur Shqipërinë në orën 22:37 gjatë mbrëmjes të së dielës, ndërsa u pasua nga tetë goditje të tjera gjatë natës dhe mëngjesit.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, raportohet se epiqendra e tërmetit ishte tri kilometra në jug të Klosit, prapa Malit të Dajtit, ndërsa lëkundjet janë ndjerë më së shumti në Dibër, Tiranë, Durrës dhe Lezhë.
12 shtëpi raportohen të dëmtuara në Klos, aty ku ishte edhe epiqendra, ndërsa ekipet janë në terren.
Në Durrës raportohet se disa lagje kanë mbetur pa energji elektrike. Ndërkohë në qytetet e tjera të vendit është raportuar se lëkundjet e tërmetit ishin të forta dhe kanë ngjallur panik tek qytetarët.
Një pjesë e qytetarëve të kryeqyetit e kanë kaluar natën jashtë, për shkak të panikut. Bashkia e Tiranës ka vënë në dispozicion të plotë shërbimet e emergjencës dhe u bën thirrje qytetarëve që për çdo problematikë të sinjalizohet në numrin 112 ose zjarrfikësit në numrin 128.
09:10 – Mehaj telefon Peleshin – i ofron mbështetjen e FSK-së
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka telefonuar homologun e tij shqiptar, Niko Peleshi pas tërmetit të mbrëmshëm në Shqipëri.
Ministri kosovar bën të ditur se i ka shprehur Peleshit gatishmërinë për ndihmë me të gjitha kapacitetet specialistike operacionale të FSK-së.
“Përveç mirënjohjes vëllazërore, Ministri Peleshi më gëzoi me informacionin se aktualisht gjendja është nën menaxhim dhe kontroll të strukturave të Mbrojtjes Civile të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkisë së Klosit. Së bashku me Ministrin Peleshi do të jemi në komunikim intenziv, si gjithmonë, për monitorim të situatës në vazhdim. Në të mirë e në vështirësi jemi bashkë si gjithmonë!”, shkruan Mehaj në “Facebook”.
08:11 – Edhe 8 pasgoditje tërmeti gjatë natës, ja sa ishin magnitudat
Shqipëria u lëkund mbrëmë nga një tërmet i fortë, i cili ka shkaktuar shqetësime te qytetarët, kryesisht në veri dhe në Tiranë.
Tërmeti u ndje në 4 shtete, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Kosovë dhe Mal të Zi.
Gjatë natës numërohen të paktën dhe 8 pasgoditje të tjera me magnitudë 2 ose pak mbi 2 që kanë ndodhur në territorin shqiptar. Ajo që vihet re është se epiqendrat e lëkundjeve nuk janë vetëm në veri, por edhe në Bilisht apo Konispol.
Tërmeti i rënë mbrëmjen e kaluar kishte një intensitet rreth 4.7 ballë të shkallës Rihter.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 25 kilometra në veri-lindje të Tiranës, ku intensiteti mësohet të ketë qenë rreth 6 ballë.
Lëkundjet janë ndjerë më shumë në zonën e Klosit dhe Bulqizës, por nuk kanë kursyer as kryeqytetin dhe qytete të tjera si Pogradeci, Durrësi dhe Lezha.
Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile bëri të ditur se janë raportuar dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos, në disa banesa ku ka pasur plasaritje të mureve. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se “të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha Bashkitë e vendit”.
08:02- Raportohen pasojat e para të tërmetit në Shqipëri
Lëkundje të forta tërmeti kanë tronditur vendin mbrëmjen e 15 janarit.
Sipas të dhënave të para, magnituda e tij ka qenë 4.7 ballë i shkallës Rihter dhe me epiqendër 4 km në Jug Perëndim të Klosit.
Si pasojë e lëkundjeve të forta, mësohet se deri tani ka njoftime për dëmtime në 3 shtëpi të banueshme në Njësinëe Administrative Xibër, të qarkut Dibër./oranews

Back to top button