Fajon: Kosova dhe Serbia t’i nisin negociatat për propozimin franko-gjerman

(Lajm i përditësuar)
Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i fillojnë negociatat për planin franko-gjerman në kuadër të dialogut.
Fajon në një konferencë për media pas përfundimit të takimit me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka përmendur edhe situatën në veri që ishte javë më parë.
“Të fillojnë negociatat, që të flasin në lidhje me propozimin e sponzorizuar nga BE-ja në lidhje me normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ajo.
11:18 – Gërvalla: Kërcënimet e Serbisë ndaj rajonit kërkojnë përgjigje të përbashkët 
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka thënë se ministrja e Jashtme sllovene, Tanja Fajon, ka qenë pjesë e përpjekjeve të shumta për t’i realizuar interesat legjitime të Kosovës.
Ajo ka thënë se gjendja në rajon mbetet e komplikuar për shkak të luftës në Ukrainë, por edhe për shkak të tema të pazgjidhura mes vendeve të rajonit.
Sipas saj, Sllovenia është një avokate e rëndësishme e rajonit tonë si shtet-anëtar i BE-së.
Ajo ka shtuar se kërcënimet që Serbia i bënë rajonit me luftë, kërkojnë një përgjigje të përbashkët.
“Rajoni ynë ndodhet në një fazë të rrezikshme të historisë evropiane. Sllovenia është gjithashtu anëtare e NATO-s dhe Kosova nuk e ka fshehur asnjëherë aspiratën për t’u anëtarësuar në NATO”, ka thënë.
07:53 – Ministrja e jashtme sllovene Fajon nis vizitën në Kosovë
Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Sllovenisë, Tanja Fajon ka filluar vizitën e saj në Kosovë.
Fajon në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” mbrëmë është pritur nga ministrja, Donika Gërvalla.
Sot në orën 11:00 Fajon do takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.
Ajo pritet që gjatë ditës të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Takim ky i paraparë të fillojë në ora 13:40./21Media

Back to top button