Sërish tërmet në Shqipëri

 

Sonte u regjistrua një tjetër tërmet në Shqipëri. Pas tërmetit të natës së kaluar, u ndien lëkundje me magnitudë 4.2 i shkallës Rihter në Elbasan.

Tërmeti ishte sërish në qarkun e Elbasanit, 5 km në veri-perëndim të qytetit të Belshit.

“Më datë 24.09.2020, ora 21:21:40 UTC, Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka regjistruar një lëkundje sizmike me magnitudë ML=4.2 ballë, me koordinata 41°04′ N dhe 19º 89′ E, me thellësi 17 km dhe me epiqendër 5 km në veri-perëndim të qytetit Belsh.” – njofton IGJEUM.

Thellësia e tij sihte po aq sa lëkundjet e djeshme, rreth 17 km.

Ndërkaq, toka u dridh edhe në Peqin me magnitudë 3.5.

Ndërkohë, lëkundje të tokës u ndien edhe në Tiranë./oranews

Back to top button