Sërish zgjedhje në Tërnoc, gjykata vendos në favor të Kamberit

Zgjedhjet në Tërnoc të Preshevës do të mbahen sërish, pas ankesës së Kryetarit të koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, Shaip Kamberi
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Kamberi, i cili është shprehur se Gjykata Administrative ka vendosur në favor të tyre.
“Gjykata administrative ka aprovuar ankesën tonë”, është shprehur Kamberi për rtv21.tv.
Kjo do të jetë hera e katërt që do të mbahen zgjedhjet në këtë komunë të Preshevës./21Media

Back to top button