Serwer për takimin Lajçak- Vuçiq: Asnjë fjalë për sulmin në Banjskë dhe zgjedhjet e 17 dhjetorit

Daniel Serwer, pedagog në Universitetin Johns Hopkins në Washington ka reaguar pas  vizitës së  emisarit Miroslav Lajçak në Beograd.

Përmes një postimi në platformën X, Serwer ka kritikuar Lajçakun se pse ky i fundit nuk e tha asnjë fjalë lidhur me sulmin në Banjskë, as për zgjedhjet.

Asnjë fjalë për sulmin terrorist të 24 shtatorit të sponsorizuar nga Beogradi, mashtrimin në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Beograd apo përafrimin në rritje të Serbisë me diktatorët”, ka shkruar Serwer.

Këtë reagim Serwer e ka bërë mbi postimin e Lajçakut ku ka njoftuar për takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq duke thënë se me të diskutuan për perspektivat strategjike” për vitin 2024 dhe “hapat e ardhshëm” në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd nën ndërmjetësimin e BE-së./21Media

Back to top button