Serwer: Vuçiqi s’do t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën

Sulmi i të dielës në veri të Kosovës është konfirmim se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk e ka ndërmend t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, kështu tha analisti amerikan dhe eksperti për çështje të Ballkanit, Daniel Serwer.

“Ai do të preferonte ndarjen de jure dhe shpreson se suksesi rus në aneksimin e pjesëve të Ukrainës do ta vërtetojë këtë objektiv. Por ai do të vendosej, për momentin, për qeverisje de fakto të veçantë, në formën e një Asociacioni të Komunave me shumicë serbe”, tha ai në faqen e tij “Peacefare.net”.

Ai tutje ka shtuar se Kosova ka treguar se policia e saj mund të trajtojë, me mbështetjen e NATO-s, një grup të armatosur rëndë prej disa dhjetra pjestarëve.

Serwer e ka vlerësuar përgjigjen e Perëndimit si shumë të dobët. Ka thënë se në një mënyrë po barazohet “performanca e shkëlqyer e policisë së Kosovës me një kryengritje ilegale të armatosur”.

Eksperti amerikan për Ballkanin ka thënë se duhet qasje e re e Perëndimit, ku duhet t’i bëhet e qartë Serbisë se ka përfunduar “epoka e qetësimit”.

Back to top button